Kjo që shihni në foto quhet Valentina. Ajo qëndron e trembur dhe e lotuar në dritaren e makinës me një shishe ujë në dorë, duke pritur prindërit e saj, në përpjekje për të shpëtuar shtëpinë e tyre nga zjarret.
Ky moment pasohet nga veprimi i një djali që po fotografonte situatën në zonën e Evias të Greqisë, një nga më të goditurat për shkak të zjarreve.

Fotoreporteri George Moutafis ka fiksuar në aparatin e tij kolegun Nikos Christofakis duke i dhënë një lodër Valentinës së vogël që ajo të ndalonte së qari.
George Moutafis e ka shpërndarë këtë foto në rrjetet sociale dhe shkruan:
“Valentina e vogël po qante ndërsa priste babain e saj që ishte kthyer me shpresën se mund të shpëtonte shtëpinë e tyre nga zjarri.
Nëna e saj në gjendje shoku u përpoq të kthehej dhe të hynte mes flakëve për të parë nëse burri i saj ishte mirë, por ne e ndaluam.
Kolegu Nikos Kristofakis nxori një lodër të vogël me superheronj nga makina e tij dhe ia dha vajzës. Vetëm nëse jeni prind, e dini se si ta ndaloni një fëmijë së qari!”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



