Rritja e numrit të rasteve me Covid 19, ku prej javësh ka hyrë dhe varianti shumë i transmetueshëm “Omicron”, ka sjellë një fluks të familjarëve të pacientëve pranë Spitalit Infektiv në Tiranë.
Siç shihet edhe nga fotot, të gjithë mbajnë qese me ushqime dhe veshje në duar dhe presin radhën për t’ia dorëzuar stafit të spitalit për të afërmit e tyre.
Rastet me Covid një ditë më parë shënuan një rritje të ndjeshme në 24 orët e fundit, ku u regjistruar 801 qytetarë pozitivë, ndërsa 2 pacientë humbën jetën. Aktualisht numërohen 113 pacientë në spital me koronavirus, prej të cilëve 16 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Varianti “Omicron” i Covid 19 është përhapur gjerësisht në të gjithë botën dhe sipas mjekëve infeksionistë në vend, edhe në Shqipëri parashikohet të ketë një rritje të numrit të të prekurve në muajin janar.
Një ditë më parë, SHBA-të raportuan për një milion raste në 24 orë, ndërsa në Europë, Franca, Britania dhe Italia kanë regjistruar një rekord të ri të numrit me koronavirus.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)












Lini një Përgjigje