Bota

Video / Panik në Roterdam, 3 viktima dhe disa të plagosur nga të shtënat me armë në një spital

Gazeta Si – Në Roterdam, dy raste me të shtëna me armë zjarri në një spital universitar dhe një shtëpi aty pranë, kanë shkaktuar të paktën 3 viktima dhe tre të plagosur mbrëmjen e kësaj të premteje, konfirmoi policia holandeze.

Dëshmitarët menjëherë thirrën oficerët përmes numrave të emergjencës. Alarmi i parë u ngrit në orën 14:30 në të gjithë qytetin.

Sipas rindërtimit fillestar, një burrë hapi zjarr në një shtëpi në Heiman Dullaertplein, në lagjen “Delfshaven” dhe më pas ndezi një zjarr.

Më pas, ai u drejtua në kampusin e Qendrës Mjekësore Erasmus, rreth një kilometër larg, ku filloi të qëllonte në një nga pavionet.

Në fund, ai hyri në spital dhe ndezi një tjetër zjarr edhe atje. Burri mbante një armë dhe kishte veshur rroba ushtarake.

Policia ndërhyri menjëherë, gjithashtu me monitorimin e një helikopteri, në një bastisje të armatosur në Qendrën Mjekësore Erasmus dhe arrestoi menjëherë të dyshuarin.

32-vjeçari ishte shumë i gjatë, siç përshkruhet nga dëshmitarët, i pajisur me aksesorë ushtarakë, kufje dhe mjete të tjera. Arsyet e gjestit janë të paqarta.

Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në dy ndërtesat, ku është hapur zjarri  për të parë nëse ka ende njerëz të bllokuar.

Oficerët e policisë kanë njoftuar të afërmit e viktimave përpara se të japin detaje të tjera.

Shërbimet holandeze të sigurisë evakuuan kampusin universitar brenda pak minutash, edhe pse shumë studentë janë ende të bllokuar brenda Fakultetit të Mjekësisë.

Nuk konfirmohet nëse mes viktimave ka edhe mësues. Edhe të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital me helikopter. Në qytet situata është ende kaotike, raportojnë gazetat lokale “De Telegraf” dhe “Volkrant”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë