Media Galeri

Marshimi pro-palestinez në Berlin përfundon me dhunë, 65 policë të plagosur

Gazeta Si – Në Berlin, të paktën 65 policë gjermanë u plagosën gjatë një demonstrate pro-palestineze, e cila degjeneroi në dhunë mbrëmjen e së mërkurës. Autoritetet gjermane nuk e kanë fshehur shqetësimin e tyre për përhapjen e demonstratave të këtij lloji.

Anëtarët e forcës policore “u plagosën me gurë, lëngje të ndezshme dhe trazira”, tha policia e Berlinit në rrjetin social.

“Do të doja të dënoja shumë qartë atë që ndodhi në rrugët e Berlinit. Ne kemi një shkallë të lartë të lirisë së organizimit dhe kjo vlen edhe për demonstratat në rrugë, por ajo që nuk është në rregull, është përdorimi i dhunës, veçanërisht kundër forcave të policisë”, tha ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.

“Ne nuk i pranojmë këto forma” proteste, përsëriti Faeser, duke nënvizuar se angazhimi i Berlinit ka për qëllim mbrojtjen e institucioneve hebraike dhe të gjithë hebrenjve në Gjermani”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë