Drejtësia

Foto-Video/ Incidenti në uzinën e Gramshit, lihen në burg rusët dhe ukrainasi që dyshohen për spiunazh

Gazeta Si - Gjykata e shkallës së Parë në Elbasan, caktoi masën "arrest me burg" për dy rusët dhe ukrainasin që tentuan të hynin në Uzinën e Armëve në Gramsh pasditen e së shtunës së kaluar.

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatëve për masë më të butë për tre të huajt, të cilët kanë kërkuar detyrim paraqitjeje.

LEXO EDHE:
- ‘Spiunët rusë me role të ndara’, fotografuan dhe baza të tjera ushtarake në gusht. Ja pse erdhën këtë radhë
- ‘3 rusët nuk po filmonin për aventurë, por për spiunazh’. Si hynë në Shqipëri dhe xhiroja me makinë në Tiranë
- Jo vetëm Gramshi, në mes të pandemisë ‘spiunia’ ruse hyri e qetë te bazat në Gjadër dhe Porto Palermo (Foto)
- Ministria e Jashtme: S’kemi asnjë kërkesë nga Ambasada ruse për dy shtetasit e arrestuar për spiunazh
- Ambasada Ruse kërkon takim me të dyshuarit si spiunë: Qeveria shqiptare s’na ka njoftuar

Sipas Gjykatës arrestimi i tre shtetasve të huaj është i ligjshëm, duke pranuar kështu dhe kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit.

Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeeva, si dhe ukrainasi Fedir Alpatov akuzohen për veprat penale "sigurimi i informatave" dhe "goditje për shkak të detyrës".

Avokatët e Svetlana Timofeeva dhe ukrainasit Fedir Alpatov, kërkuan që arrestimi i tyre të shpallet i paligjshëm dhe të lihen të lirë. "Në rast të një masë shtrënguese, të caktohej detyrim paraqitje dhe mosdalja nga Shqipëria", - thanë ata.

Ndërsa avokati i Mikhail Zorin, i cili akuzohet se sulmoi edhe dy ushtarët shqiptarë me sprej neuro-paralizuese, kërkoi që klienti i tij të hetohet me detyrim paraqitje.

Por për të tre këto kërkesa të palës mbrojtëse, gjykata nuk mori parasysh asnjë prej tyre dhe caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe dëshmitë e të pandehurve janë mbajtur sekret.

Pavarësisht verifikimeve paraprake, që u bënë pjesë e dosjes që mbërriti në gjykatë, tre shtetasit e huaj janë marrë më herët në pyetje nga disa agjenci ligjzbatuese në vend.

Si provë kundër tyre përveç materiale të gjetura në aparate që tregojnë bazat ushtarake të vendit tonë, janë edhe pohimet e njërit prej të ndaluarve, i cili ka konfirmuar misionin për spiunazh.

Ata të tre kishin role të ndara nga njëri-tjetri, ndaj edhe në Shqipëri mbërritën nga tre drejtime të ndryshme, përfshirë pikat kufitare dhe Aeroportin e Rinasit.

“Nga pyetja e tyre deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar baza e arsyeshme e të dhënave që krijon dyshimin e bazuar në prova se kanë ardhur në Shqipëri me mision të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse me detyra të përcaktuara”, thuhet në dosje.

Një zyrtar i lartë ushtarak tha për Gazetasi.al, më herët i bindur se Mikhail Zotin, 23 vjeç, kimist, Svjetlana Timofeeva 33 vjeçe me emrin tjetër virtual, Lana Sators dhe Fiodor Mihailoviç 25 vjeç, ukrainas, gjendeshin në Shqipëri me detyrën për të kryer spiunazh.

Nuk janë vetëm provat e bllokuara në aparate që ekspozojnë fotografimin e “infrastrukturës kritike”, quajtur kështu nga shërbimi i fshehtë, disa baza ushtarake të tjera që tre “blogerët” e fshehtë i kanë shkrepur gjatë muajit gusht, por edhe pohimi i njërit prej tyre, i cili, sipas burimit në fjalë në fund është dorëzuar dhe ka konfirmuar misionin për spiunazh.

Rusët Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fjodor Mihajlov u arrestuan pasditen e së dielës. Ata u pikasën pranë ambienteve të uzinës ushtarake në orën 17.30. Njëri nga të huajt u përlesh me ushtarët, të cilët ruajnë objektin, duke lënduar dy prej tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë