Gazeta Si – Një i afërm i familjes Rajku, dyshohet se fshihet pas dy zjarrvënieve në lokalin e reperit të njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy.
Policia njoftoi mëngjesin e kësaj të enjteje se ka arrestuar në flagrancë Eraldo Musteqjen,26 vjeç.
“Nga veprimet e shpejta dhe profesionale policore, 26-vjeçari (lidhje familjare e shtetasve të dëmtuar) u kap në flagrancë mëngjesin e sotëm, pasi i kishte vënë zjarrin një lokali në lagjen “Currilat”, në pronësi të shtetasit B. R”, njoftoi policia.



Kjo ishte hera e dytë që Musteqja i vinte flakën lokalit të Noizy-t. Por sipas hetimeve, rezulton se i riu është autor edhe i zjarrvënies së ndodhur më 11 qershor në këtë lokal.
Sipas asaj që njofton policia, rezulton se lokali në fjalë është në emër të Bashkim Rajkut, babait të Noizy-t.
Por sipas policisë, Musteqja nuk e ka filluar zjarrvënien me lokalin që ndodhet në zonën e Currilave në Durrës.
Më 10 qershor ai i kishte djegur derën e banesës së nënës së Bashkim Rajkut, pra gjyshes së Noizy-t.
Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një thikë që mbante me vete. Deri më tani janë të paqarta shkaqet pse Musteqja i vinte flakën lokalit në fjalë.
Pas ngjarjes këtë të enjte, reperi Noizy ka publikuar foto të kushëririt të tij Eraldo Musteqja, i arrestuar tashmë si autor i dyshuar i zjarrvënies së lokalit të tij.
Reperi thotë se Eraldo është rritur nga familja e tij që në fëmijëri dhe se ka ndërruar fenë, ndërsa shton se është bërë besimtar ekstremist.
“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë.
The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro”, shkruan Noizy në rrjetet sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




