Gazeta Si – Një ditë pas ngjarjes që tronditi vendin, Valmira Hasimllari është dërguar për mjekim nga autoritetet e shëndetit mendor të Korçës, në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit.
Gruaja 40-vjeçare, e cila dyshohet për mbytjen e foshnjës, duke e futur atë të porsalindur në një valixhe, është në gjendje të rënduar.
Grupi i hetimit e ka krejt të pamundur për ta marrë në pyetje për të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Familjarët e saj, kanë mohuar në polici të kenë pasur dijeni për veprimet e 40-vjeçares në lidhje me futjen e foshnjës në valixhe dhe fshehjen e saj në dollap.
Ngjarja e rëndë u zbulua të hënën, kur Klodi Hasimllari, denoncoi në policinë e Korçës bashkëshorten e tij për vrasjen e një foshnjeje.
Ai mohoi atësinë e foshnjës, duke thënë se jeton në Greqi dhe prej një muaji ishte kthyer pranë familjes.
Kryefamiljari u shpreh se vetëm disa ditë më parë kishte ndjerë një aromë të rëndë në shtëpi, ku më pas zbuloi edhe trupin e pajetë të foshnjës të sapo lindur.
Familjarët, por edhe mjekja neuro-psikiatre, pohoi se gruaja vuan nga shëndeti mendor.
Sipas mjekes, ajo ka humbur lidhjen me realitetin, duke thënë se nuk e ka lindur ajo foshnjën.
Çifti Hasimllari ka një djalë 15 vjeç, që vuan nga spektri autik, ndërsa kryefamiljari qëndronte më shumë në emigracion sesa në Korçë.
Në kushtet kur grupi i hetimit e ka të vështirë të marrë në pyetje për të gjitha rrethanat 40-vjeçaren, pritet përgjigja e mjekësisë ligjore për të pasur një pistë të qëndrueshme për ngjarjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




