Menaxhim

Formula magjike e menaxhimit

Kjo është epoka e përpunuesve të të dhënave. Punonjësit e të gjitha llojeve çmojnë njerëzit me aftësi për të kapur dhe analizuar sasi të mëdha informacioni, për të dalluar probleme dhe për t’i kthyer ato në njohuri të nevojshme. Por disa nga figurat më të vlerësuara në biznese nuk duan as ekipe analizimi apo njohuri të Python. Janë numrat e menaxhimit.

Zero: Të bërit asgjë mund të jetë gjëja më me vlerë që menaxheri mund të bëjë, siç tregon fabula e rosës së Atwood-it. Jeff Atwood, një programues tregon historinë e krijimit të lojës “Beteja e Shahut”. Duke menduar se përditësimet në lojë duhet të shoqëroheshin me ndryshime, animatori i dha Mbretëreshës një rosë. Vlerësuesit i kërkuan atij vetëm një gjë: hiq rosën. Në teori të gjithë përfunduan të lumtur, përveç rosës. Në praktikë, koha ishte humbur, sepse njerëzit e tjerë në zinxhir kishin nevojë për të justifikuar ekzistencën e tyre.

Një: Ky është numri i shefave që njerëzit duhet të kenë. Në realitet, strukturat e matricës dhe qasjet e bazuara në ekip nënkuptojnë që shumë punëtorë raportojnë te shumë shefa. Sipas një ankete të Gallup, 72% e punonjësve amerikanë shpeshherë ndahen për të punuar në grupe. Kjo sjell paqartësi dhe humbje të kota kohe. Menaxherët duhet t’i bëjnë punonjësit të mendojnë sikur kanë vetëm një shef, edhe nëse nuk kanë aq.

Tre: Në një punim të 2013-s, dy akademikë testuan nëse ka një numër supozimesh që marketuesit duhet të bëjnë për produktet e tyre apo shërbimet në mesazhe promocionale. Ata gjetën se tre supozime ishin mjaftueshëm. Më pak i bëjnë konsumatorët të ndihen sikur nuk kanë informacionine  duhur për të ndarë mendjen. Më shumë, ato bëhen dyshues për vërtetësinë. “Rregulli i treshit” është i dobishëm dhe në gjëratë tjera, nga pikët në një prezantim tek opsionet e çmimeve.

Dhjetë: Numri i njerëzve që duhet të jenë në një takim varet nga çfarë po diskutohet dhe ku po diskutohet. Takimet online nuk prefeorhen të bëhen me shumë njerëz. Nëse e kalojnë shifrën 10 duhet të bëhen fizikisht.

150: Numri i Dunbar për marrëdhëniet sociale që një njeri mund të ketë është pothuajse 150. Fillimisht propozuar nga Robin Dunbar, një antropologjist në Universitetin e Oksfordit, ka disa kritika. Disa thonë që është shumë numër i ulët, introvertët thonë së është shumë i lartë. Kompanitë sugjerojnë se nëse kalohet numri 150 në staf, lind nevoja për praktika të reja menaxhimi, që nga ato informale e deri në strukturë.

Në një mënyrë ose në një tjetër, ato ilustrojnë rreziqet e shtimit. Zgjeroni një kompani përtej një madhësie të caktuar dhe lidhjet sociale do të dobësohen. Ftoni më shumë njerëz në takim dhe do të prisni më gjatë në fillim pasi të gjithë do të telefonojnë. Shtoni linja shtesë raportimi dhe barra e bashkëpunimit do të rritet.

Ideja se më pak është më shumë nuk është e re, sigurisht. Max Ringelmann ishte një inxhinier francez i shekullit të 19-të, i cili zbuloi se shtimi i gjithnjë e më shumë njerëzve në një ekip të tërheqjes me litar kishte një efekt negativ në produktivitetin individual. Sa më shumë njerëz të kishte për të tërhequr litarin, aq më pak ndjenjë përgjegjësie ndiente secili për rezultatin dhe aq më pak tërhiqeshin. Kuptimi i Ringelmann është ende i vlefshëm. Zbritja ka pluset e veta./TheEconomist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë