Lajme

Formohet KLGJ, zgjidhen 6 anëtarët gjyqtarë

Një ditë pas krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, janë zgjedhur sot edhe anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në radhët e gjykatave të shkallëve të para janë zgjedhur Dritan Hallunaj, gjyqtar i Krimeve të Rënda, Blunilda Kadi, gjyqtare e Tiranës dhe automatikisht Marçela Shehu, gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, si e vetmja garuese për rrethet.

Nga Gjykata e Lartë zgjidhet automatikisht Medi Bici, pasi është kandidat i vetëm.
Ndërsa nga Gjykatat e Apeleve, u zgjodh automatikisht Brikena Ukperaj, nga Gjykata e Apelit Vlorë, pasi është e vetmja garuese nga gjykatat e rretheve. Gara për një vend mes Ilir Toskës dhe Nertina Kosovës, ka përfunduar me fitoren e Ilir Toskës, nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Më herët janë zgjedhur 5 anëtarë jo gjyqtarë, ndërsa 6 anëtarë gjyqtarë u zgjodhën nga votimi i sotëm i gjyqtarëve.

Anëtarët jo gjyqtarë për KLGJ – Avokatia: Fatmira Luli, Alban Toro. Pedagogët: Erion Muharremaj, Maksim Qoku. Shoqëria civile: Naurela Llagami.

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të zëvendësojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë për nga kompetencat. Po kështu, KLGJ-ja do të zgjedhë edhe anëtarët e Gjykatës së Lartë pasi të formohet, si edhe do të emërojë gjyqtarët në gjykatat e tjera, përfshi këtu edhe Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që do të zëvendësojë Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Më herët janë zgjedhur 6 anëtarë jo gjyqtarë.

Kandaidatët

Nga Gjykata e Lartë:

Medi Bici – Gjykata e Lartë

Nga Gjykatat e Apeleve:

Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë

Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane

Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

Dritan Hallunaj – Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë