Kryeministri Edi Rama dhe Ministri Mbrojtjes kanë premtuar një tjetër rritje page të Forcave të Armatosura në vend, përveç 30% tashmë të shkruar në buxhetin e shtetit.
Në prezantimin e buxhetit për FA-të, Rama tha se rritja 30% është me e madhja ndonjëherë, por se gjatë vitit në vijim, rritja e pagës do të jetë më e lartë dhe Shqipëria do të jetë në mes të vendeve të Aleancës për pagat e ushtarakëve dhe jo në fund.
Gjithashtu, Ministri Peleshi tha se buxheti për FA-të gjatë 2022-shit do të rritet me 32.6 mld lekë nga viti i shkuar dhe se objektivi është që deri në 2024, buxheti për do të shkojë deri në masën 2% të PBB-së.
Po ashtu, Peleshi tregoi se stërvitja e përbashkët e NATO-s “Defender 2023”, do të ketë vend pritës Shqipërinë, si dhe shtoi se qeveria ka parashikuar të rrisë pagat e punonjësve të FA me rreth 30% më shumë se ajo aktuale.
Kryeministri Edi Rama premtoi ngritjen e një akademie ushtarake që do të jetë model dhe se nuk do të ketë vit që ushtarakëve nuk do t’u rriten pagat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje