Art dhe Kulture

Folk Fest, koncerti që mbylli festimet e 28 nëntorit

Nga Gazeta Si- Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë, në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, u mbajt mbrëmjen e djeshme koncerti “Folk Fest 2023”.

500 artistë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Arbëreshët u ngjitën në skenën e TOB për të festuar së bashku ditën e flamurit kuqezi.

Në koncerti performuan repertorët e përzgjedhur nga Festivali Folklorik i Gjirokastrës.

Gjithashtu mori pjesë Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë, i cili shpalosi një program këngësh dhe vallesh nga e gjithë Shqipëria. Më pas koncerti vijoi me Ansamblin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me shoqatën ‘Rapsha’ që solli një repertor nga Mali i Zi, Ansambli Shota nga Kosova dhe grupe nga të gjitha qarqet dhe bashkitë e Shqipërisë.

Në skenë u ngjit edhe Ansambli Shqiponja nga arbëreshët, duke bërë kështu një mozaik të të gjithë vlerave të traditës së krahinave ku jetojnë shqiptarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë