Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria ka zënë vend si një ndër shtetet që do të përjetojë rënie të fortë të popullsisë në vitet e ardhshme.
Një raport i Fondit Monetar Ndërkombëtar përllogarit se për 25 vitet e ardhshme, popullsia e Shqipërisë do të bie me 0.8% çdo vit dhe në total, 20%. Rënie të fortë të popullsisë do të përjetojnë dhe vendet e tjera të Europës Lindore, rajoni më i prekur nga ky fenomen. Popullsia e Rusisë pritet të shkurtohet me 7.9 mln njerëz në 25 vitet e ardhshme. Italia po ashtu do të ndjejë një goditje të fortë që do t’i kushtojë 7.3 mln njerëz.

Ulja e lindshmërisë dhe migrimi masiv janë dy arsyet që FMN përmend për të argumentuar parashikimet e saj.
Fondi bën thirrje për reagim të menjëhershëm nga politika, duke shkurtuar taksat për familjet e mëdha, duke mbështetur lindjet e reja dhe duke e bërë më të lehtë marrjen e lejeve të lindjes. FMN po ashtu mbështet rritjen e moshës së pensionit për të ndihmuar tregun e punës derisa të krijohet zëvendësimi natyral, që do mesatarisht dy gjenerata.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.