I mbiquajtur Usain Bolt-i i ri, australiani Gout Gout thyen barrierën e 10 sekondave, dy herë brenda 3 orëve në garën e 100 metrave në kampionatin australian të atletikës. 20 vjeçari vendosi kohën identike 9.99 pas llogaritjes së shpejtësisë së erës në bateritë e fituara prej tij. Duket se pas Xhamajkës, supremacinë e njeriut më të shpejtë do ta vendosin “kangurët”. Diçka që u konfirmua edhe nga Lachlan Kenney që sot e mbylli garën e 100 metrave për ekzaktësisht 10 sekonda, si njeriu i dytë më i shpejtë në Australi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.