Imazhi mahnitës i një fluture më krahë transparentë në pyllin e Ekuadorit fitoi garën vjetore të fotografisë më të bukur në ekosistem. Krahët transparentë të insektit zbulonin sfondin mbrapa dhe kjo tregonte një pamje magjepsëse. Fotografia u realizua nga Marianne Elias studente e biologjisë në universitetin i Sorbonës, Francë.
Ajo shprehet se transparenca në krahët e fluturës shkaktohet nga modifikime gjenetike që ekzistojnë vetëm në këtë insekt dhe prania e objekteve të tjera si gjethe, lule apo gurë, shërbejnë si anti-reflektorë, duke rritur kështu sasinë e dritës që transmetohet nëpërmjet krahëve.
Fotografia fituese, konkurroi me 139 imazhe të tjera dhe gjykuesit, u shprehën se fotografja kishte realizuar një punë fantastike për të treguar bukurinë e një specieje mjaft enigmatike.

Në këtë konkurs fotografitë u grupuan në pesë kategori, të cilat në fund përcaktuan fotografinë fituese. Kategoritë ishin: Komuniteti, popullata dhe makroekologjia, sjellja në ekosistem, ekologjia e ruajtjes së biodieversitetit, ekologjia ekosistemike dhe ndryshimet e ekosistemit.
Pedagogu Zhigang Jiand, nga Akademia e Shkencave në Kinë, tha se këto fotografi janë një punë fantastike për të bërë të mundur njohjen e njerëzve me mrekullitë e natyrës.
“Fotografia e Marianne Elias jo vetëm që tregon bukurinë që shpesh gjendet në natyrë, por gjithashtu nxjerr në pah disa prej hulumtimeve që po ndodhin në fushën e ekologjisë në vendet me një biodiversitet të pasur, duke i bërë fituese të denjë të konkursit,” shtoi ai.
Ndërsa fotografitë fituese për çdo kategori ishin
Një shkabë me krahët e hapur. Fotografia u realizua nga Pilar Olivia Vidal, studente në Universitetin e Lleidës, Spanjë. Ajo e quajti fotografinë “thesari im”.
Një dugong (gjitar deti barngrënës) në mes të detit. Fotografia është realizuar nga Matteo Santon, student në Universitetin e Tuebingen, Gjermani dhe përshkrimi i tij është se dugongët e uritur nuk janë të sjellshëm.
“Ura të vogla”ashtu siç e ka quajtur fotografi, tregon shumë të qartë rrjetën e merimangës, e realizuar nga Darko Davor Cotoras Viedma, student në Akademinë e Shkencave në Kaliforni.
Një majmun i vogël i strehuar në krahët e nënës së tij. Fotografia është realizuar nga Arnaud Badinë nga Franca dhe është përshkruar nga ai si një foto që tregon se shtëpia është në krahët e nënës.
“Një flutur e vetmuar në mes të lules”. Ky ka qenë përshkrimi nga autori i fotografisë William Mills nga Universiteti i Brighton.
Vullkani në malet e Kilauea në Hawai. Fotografia u realizua nga Sabina Koehler nga universiteti i Kiel në Gjermani.
Një buf i cili qëndron në mes të disa lulëkuqeve. Një fotografi e realizuar nga Pilar Olivia nën përshkrimin “thesaret e vegjël të fushës”.
Imazhi tjetër i Arnaud Badianës shfaq një hardhucë me gjuhë blu. E veçanta e kësaj fotografie ishte se në moment që hardhucat ndjehen të kërcënuara, gjuha e tyre bëhet blu në mënyrë që të trembë grabitqarët.
Një imazh shumë i pëlqyer i konkursit ishin edhe dy rakunë që ecnin përkrah njëri-tjetrit. Fotografia u realizua nga fotografi David Costntini.
Josep Dubrovsky realizoi fotografinë e një kaktusi i cili ishte prekur nga një sëmundje që shkakton, formacione tumoroze te bimët dhe është shumë e zakonshme në shumë popullata bimësh.
Ndonjëherë disa gjëra nuk mund të vëzhgohen mirë me sy të lirë, por ky nuk është rasti i fotografit Jorge Enriqye Garcia Melo, pasi ai ka fotografuar një mizë e cila ushqehet në syrin e një bretkose.
Në këtë foto tregohet një prej pelikanëve dalmatë, i cili është një ndër zogjtë më të mëdhenj të ujërave të ëmbla në botë, por ata janë të rallë sepse numri i tyre po bie
Një peizazh i mrekullueshëm që tregon një fushë të tërë me lulen Espeletia, një bimë shumëvjeçare që bën pjesë në familjen e lulediellit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.