Dhjetëra shqiptarë të Maqedonisë së Veriut i janë drejtuar këtë të enjte Tiranës me mjete private për të ndjekur në stadium dhe ekranet gjigante në shesh ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro2024, Shqipëri-Çeki.





Në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, një prej tifozëve të prononcuar për mikrofonin e A2 CNN shprehet se në minutat e fundit ka gjetur biletë dhe ka ardhur nga Amerika, enkas për të përjetuar live emocionet që përcjell kombëtarja kuqezi.
“Ditën e fundit e gjeta biletën. Nga Amerika, enkas për shqipet”, u shpreh ai.
Mbështetësit e kombëtares janë duke ardhur privatisht nga Tetova, Kërçova, Struga dhe qytete të tjera me shumicë shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




