Ngjarje

Festa e kombit, mes Athinës dhe Tiranës

Nga Gazeta ‘SI’ – Pikat kufitare të Shqipërisë, nga veriu në jug, po përballen me një fluks të parashikuar, për shkak të festave kombëtare dhe ditët e pushimit që pasojnë.

Mijëra qytetarë nga Kosova zgjodhën Shqipërinë, duke krijuar ngarkesë në pikën kufitare të Morinës. Autoritetet raportojnë se në 24 orët e fundit pothuajse 18 mijë shtetas të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri dhe më shumë se 4.600 automjete. 10 sportele u vunë në funksion për të menaxhuar hyrjet dhe daljet pa vonesa, falë edhe lëvizjes së lirë midis dy shteteve.

Në kulmin tjetër, në pikën kufitare të Kapshticës, po ashtu është regjistruar një fluks i madh mjetesh, me shqiptarë që prisnin për të kaluar drejt Greqisë.

Raportohet se pala shqiptare po punon me tre sportele dhe është në komunikim me palën greke për të ulur kohën e pritjes, e ndikuar nga sistemi i ri grek.

Radha e shqiptarëve në kufirin e Kapshticës.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë