Gazeta Si – Florida dridhet duke pritur ardhjen e uraganit “Milton” dhe kryebashkiaku i Tampa-s paralajmëron: “Kushdo që nuk evakuohet, rrezikon vdekjen”.
Në fakt, Jane Castor shpjegon: “Kërcënimi i mundshëm i uraganit është katastrofik”. Miliona njerëz po largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa uragani “Milton” po i afrohet bregut perëndimor.
“Milton”, një stuhi e kategorisë së pestë pritet të godasë zonën Tampa gjatë mbrëmjes me erëra deri në 270 km/h.
Me më shumë se 1 milion njerëz në zonat bregdetare janë urdhëruar të evakuohen, ndërsa qindra fluturime janë anuluar.
Cikloni kaloi bregun verior të Gadishullit Jukatan në Meksikë. Videot tregojnë përmbytje në zonat bregdetare dhe njerëz që kalojnë nëpër ujë në rrugë dhe madje përdorin varka.
Erërat e forta kanë rrëzuar pemët, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.
Gjiri i Tampa-s nuk ishte goditur nga një uragan që nga viti 1921. Joe Biden u detyrua të shtyjë udhëtimin e tij në Gjermani dhe Angola.
“Milton mund të jetë uragani më i rëndë që ka goditur Floridan në njëqind vjet histori”, deklaroi presidenti amerikan.
Qarku Hillsborough, ku ndodhet Tampa, lëshoi urdhra evakuimi të detyrueshëm për banorët e zonave A dhe B dhe ata që jetojnë në shtëpi të lëvizshme.
Uragani “Helene” ishte një “thirrje zgjimi”, tha Castor, duke vënë në dukje se kërcënimi i mundshëm nga uragani “Milton” është “katastrofik”.
“Milton” vjen më pak se dy javë pas uraganit “Helene”, nga i cili humben jetën paktën 225 njerëz në gjashtë shtete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.