Lajme

Flet pacienti që është drejt shërimit: Në fillim ishte tmerr, çështje paniku më shumë

Pacienti që po shërohet nga COVID-19, ka reaguar pas lajmit që është shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë. Pacienti që është drejt shërimit në një lidhje telefonike me emisionin “Open”, ka treguar të gjithë historinë e tij.

“Kam bërë tamponin dhe kam dalë pozitiv. U tremba, sepse ishte një sëmundje e padëgjuar, shumë panik, shumë problem, po flitej në të gjithë botën. Një tmerr i vërtetë. Unë në momentin që kam dalë pozitiv, kam qëndruar në shtëpi dhe ka ardhur mjekut. Unë kam qëndruar gjatë gjithë kohës në shtëpi

Ditët e para kisha vetëm djersë, pastaj kisha temperaturë dhe më pas kisha vështirësi me frymëmarrjen. Jam ndihmuar nga mjekët me anë të telefonit, por nuk kam marrë antibiotik dhe jam ushqyer si ditët e tjera. Kam pirë lëngje dhe ushqime të tjerë. Është çështje paniku më shumë, nuk është një gjë e pa menaxhueshme, është më pak se një grip normal”, tha 42 vjecari.

https://streamable.com/4b4wn

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë