Futboll

Flamurtari largon gjithë stafin teknik, ndryshimi i dytë brenda këtij sezoni

Gazeta Si – Flamurtari ndryshon sërish stafin teknik. Pas barazimit 0-0 me Besën në Vlorë, drejtuesit e klubit duket se kanë marrë vendimin për të shkarkuar gjithë stafin, por ende nuk e kanë bërë të ditur zyrtarisht vendimin.

Fakt është që trajneri Dritan Resuli dhe dy ndihmësit e tij, Lejdi Liçaj dhe Ditmar Bici, nuk ishin në fushën e stërvitjes. Ekipi është drejtuar sot nga drejtori sportiv, Alfred Ferko, çka konfirmon largimin e trajnerit Resuli dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Më parë Flamurtari ka larguar trajnerin Emiliano Çela, me të cilin nisi sezonin, por mbeti prapa rivalëve me pikë. Aktualisht vlonjatët janë 10 pikë larg dyshes së parë të renditjes në Kategorinë e Parë, që mundëson ngjitjen direkt në elitë.

Mbetet të mësohet tani se kush do të jetë trajneri i tretë i Flamurtarit për këtë sezon. Vendimin do ta marrë administratori Sinan Idrizi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë