Katar 2022

Flamuri me Kosovën në dhomat e zhveshjes, FIFA hap një hetim për Serbinë

Gazeta Si – FIFA ka hapur një hetim kundër Federatës Serbe të Futbollit për shkak të një akti propagande politike. Një flamur që përfshinte edhe Kosovën si pjesë të Serbisë është shfaqur në dhomën e zhveshjes së Serbisë para ndeshjes me Brazilin.

Flamuri tregonte një hartë të Serbisë, ku përfshihej edhe territori i Kosovës, nën slloganin: ‘Nuk dorëzohemi’. Kosova është një shtet i pavarur prej gati 15 vitesh, ndërsa serbët vazhdojnë të mos e pranojnë këtë fakt.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto të flamurit, që është vendosur midis dollapëve të Milosh Veljkoviç dhe Andrija Zivkoviç para ndeshjes me Brazilin. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por në Botëror mesazhet politike janë të ndaluara nga FIFA, që ka hapur tashmë një hetim për këtë çështje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë