Katar 2022

Flamuri me Kosovën në dhomat e zhveshjes, FIFA gjobit Serbinë me 20.000 franga

Gazeta Si – Flamuri me Kosovën brenda territorit të saj i ka kushtuar Serbisë 20.000 franga zvicerane. Kjo është masa që ka marrë FIFA për federatën serbe të futbollit.

Flamuri serb me Kosovën brenda u shfaq pas ndeshjes me Brazilin në dhomat e zhveshjes të Serbisë. Ky veprim i futbollistëve serbë, të cilët gjithashtu shkruanin “Nuk dorëzohemi”, është denoncuar në FIFA, pasi është një mesazh politik.

Flamuri i serbëve në Katar. Gazeta Si, 8 dhjetor 2022

FIFA është mjaftuar vetëm me një gjobë, ndërkohë që nuk ka marrë asnjë masë për trajnerin e Serbisë, Dragan Stojkoviç, i cili u kap nga kamerat teksa shante nga nëna futbollistët shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë