“Shkrepa duke mbajtur frymën qindra e qindra foto, jo për ta ndalur jetën, por për t`i dhënë asaj më shumë ngjyra, magji dhe shije. Sepse kështu është fotografia…”
Kështu është shprehur korespondenti i Zërit të Amerikës Raimond Kola i cili sjell disa foto të flamingove (Phoenicopterus roseus), fotografuar në Lagunën e Nartës, Shqipëri.
Vëzhguesit e zogjve thonë se ditët e fundit grupe të mëdha të flamingove janë vërejtur në zonën e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe kryesisht në Lagunën e Nartës.
Studiuesi Mirjan Topi i tha Zërit të Amerikës se këto ditë është regjistruar numri më i madh i këtij lloji të flamingove që është hasur ndonjëherë në këtë zonë dhe në ndonjë zonë të Shqipërisë me mbi 5000 individë, që përbejnë rreth 4% të popullatës evropiane të këtij lloji.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.