Media Galeri

Flamingot folezojnë për herë të parë në Shqipëri

Për herë të parë, flamingot kanë nisur të folezojnë në territorin tonë.

Lajmin e jep Organizata “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”, ku shkruan se janë regjistruar plot 281 fole me vezë, të cilat pritet të çelin së shpejti.

default

“Ky lajm i mrekullueshëm nuk kishte nga të vinte tjetër, veçse nga laguna e Nartës, në të cilën flamingot kishin vite që tentonin të folezonin”, shkruhet në postimin e Organizatën, ku ndër të tjera thuhet se çelja e flamingove të vegjël në Nartë do të thotë se territori shqiptar nuk e ka këtë lloj vetëm si vizitor nga vendet e tjera, por kontribuon në qëndrueshmërinë e kësaj popullate në Shqipëri dhe Europë, në rast se sigurohet mbarëvajtja e folezimit çdo vit.

Flamingo është lloji më i ri që i shtohet listës së shpendëve folezues në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë