Ngjarje

Flakët në Dhërmi- Pronari i lokalit thotë se nuk ka konflikt me asnjë

Pronari i biznesit që iu dogjën rreth 60 çadra plazhi në Drimadhes, ka deklaruar në polici se nuk ka pasur konflikt me asnjë person.

Bilbil Domi ka pohuar para grupit hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes se nuk e di arsyen pse mund t’i jetë vënë flaka shezlonëve.

Ai kishte vetëm 24 orë që kishte marrë lejen për shfrytëzimin e vijës bregdetare. 55-vjeçari mësohet se ka deklaruar në polici se nuk mund të akuzojë asnjë, edhe pse ka pohuar që ka pasur pakënaqësi nga bizneset përreth. Policia ende nuk ka asnjë të shoqëruar në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë, mësohet se në lokalet pranë vendit të ngjarjes nuk ka pasur kamera sigurie, duke e vështirësuar hetimine e policicë për zbulimin e autorëve të mundshëm.

Të njëjtën gjë ka theksuar edhe përfaqësuesja ligjore e biznesit në Dhërmi. Artemis Kito nënvizon se pronari nuk ka pasur konflikt me asnjë individ tjetër. Ajo tha se presin nga policia që gjithçka të zbardhet.

“Ne jemi pajisur me stacionet e plazhit në Drimadhes, jemi aprovuar në datën 8 qershor dhe për pagesën e taksave kemi shkuar në Bashkinë e Himarës. Mbrëmjen e djeshme kemi marrë tel nga banorët që panë zjarr dhe tym, pa ditur se çfarë po ndodh, - tregon ajo. - Erdhëm në vend bashkë me policinë, dhe gjithë shezlongët ishin djegur. Nuk e kishim nisur akoma aktivitetin, sepse në 25.6.2021 kemi marrë njoftim nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe prisnim piketimet nga Bashkia e Himarës. Nuk kemi pasur konflikt me individ tjetër”.

Sipas saj, ngjarja mund të ketë qenë edhe aksidentale. “Shkak konkurrenca? Nuk mund të mendoj asnjë në këtë moment, mund të ketë qenë edhe aksidentale”, - u shpreh Kito.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë