Art dhe Kulture

Fituesit e Nobelit marrin çmimet ndërsa janë në shtëpi

Disa të veshur elegantë dhe disa të tjerë veshur thjeshtë, fituesit e Nobelit për vitin 2020 morën çmimet e tyre në një transmetim të enjten ndërkohë që ishin të gjithë në shtëpiat e tyre.
Të ulur dy metra larg, muzikantët luajtën pjesë të ndryshme muzike klasike në një auditor pothuajse të zbrazët.
Bashkia e Stokholmit ka dorëzuar çmimet ndërsa fituesit ndodheshin në shtëpitë e tyre.
“Kjo është një ceremoni ndryshe e Çmimit Nobel”, tha mbreti Carl XVI Gustav, i cili zakonisht shpërndan çmimet, në një mesazh nga pallati mbretëror.
Michael Houghton, fitues i çmimit të Mjekësisë së bashku me Harvey Alter dhe Charles Rice për punën në virusin e Hepatitit C, ishte në kopshtin e tij në Kaliforni. Veshja e Houghton ishte ndryshe nga herët e tjera pasi kishte një pulovër të thjeshtë, ku në ceremomitë e mëparshme vishej elegant.
Fituesja e letërsisë Louise Gluck mori çmimin e saj në kopshtin e shtëpisë në Boston, me një pallto elegante me lëkure deleje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë