Media Galeri

Fituesit e fotografive të vitit në shkencë

Shoqëria Mbretërore e fotografive në Manchester ka zbuluar fituesit e konkursit të saj “Fotografi i shkencës” ku fotografë nga e gjithë bota marrin pjesë me fotografitë e tyre që i përkasin botës së shkencës.

Në konkurs morën pjesë më shumë se 1000 fotografë.

Fotografitë janë shfaqur në një ekspozitë virtuale, si pjesë e Manchester Science Festival.

Fotografia e vitit për shkencën u shpall ‘Ortofoto’ nga fotografi Simon Brown.

Simon Brown ishte fituesi i përgjithshëm me një imazh të një anije të mbytur në Detin e Kuq në 1941.

“Kombinimi i artit me shkencën është një ‘stuhi’ e përsosur krijuese, ku të dhënat dhe interpretimi vizual bashkohen dhe paraqesin një pamje të botës në një mënyrë krejtësisht të re”, tha Brown.

Ortofoto është një pamje ajrore e cila është rregulluar në mënyrë që shkalla të jetë e njëtrajtshme.

Fotografja e re e vitit ishte Katy Appleton me fotografinë “Rainbow Shadow Selfie”.

Fotografia e Katy Appleton tregon rrezet e diellit që bien në sy pasi janë reflektuar në një pasqyrë.

“Unë isha shumë e lumtur dhe e befasuar kur kuptova që imazhi im kishte fituar”, tha Appleton, pas suksesit të saj në kategorinë nën 18 vjeç.\BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë