Media Galeri

Fituesi i çmimeve Sony refuzon trofeun: Është krijuar me inteligjencë artificiale

Fituesi i një çmimi të madh fotografie ka refuzuar çmimin e tij pasi zbuloi se fotografia e tij ishte në fakt një krijim i Inteligjencës Artificiale.

Fotografia e artistit gjerman Boris Eldagsen, fitoi kategorinë krijuese në çmimin Sony World Photography të javës së kaluar.

Ai tha se e përdori foton për të testuar konkurrencën dhe për të krijuar një diskutim për të ardhmen e fotografisë.

Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Fotografisë tha se gjatë diskutimeve të tyre me artistin, përpara se të shpallej fitues, ai kishte konfirmuar se imazhi ishte një “bashkëkrijim” i tij me AI.

“Kategoria krijuese mirëpret qasje të ndryshme eksperimentale për krijimin e imazheve dhe si e tillë kjo fotografi pranohet”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë