Nga Gazeta 'Si'-Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e sotme, në orën 21:00 në stadiumin “Merkur Spiel Arena” të Duseldorfit kundër Spanjës për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të kampionatit europian.
Iberikët me gjashtë pikë tanimë janë të kualifikuar dhe kuqezinjtë tanë kërkojnë tri pikët historike për të kaluar në fazën me eliminim direkt.
Ndërkohë, në rrjetet sociale edhe për këtë ndeshje nuk kanë munguar parashikimet me anë të kafshëve. Macja e quajtur Nimbus Pronos parashikon si fituese të kësaj ndeshje Shqipërinë. Në një tavolinë janë të vendosur tre enë qelqi me kokrra, ku në të treja shkruhet: Shqipëri, Barazim, Spanjë. Macja e zezë me pulla të bardha shkon dhe ha tek ena e qelqit me emrin e Shqipërisë, duke parashikuar se do të fitojë kundër iberikëve.
Macja është bërë virale në rrjetet sociale për shkak të parashikimeve të sakta për shumë ndeshje të këtij europiani dhe jo vetëm.
@nimbus_prono 🇭🇷 Croatia 🆚 🇮🇹 Italia 🇦🇱 Albania 🆚 🇪🇸 Spain #croatia #italia #albania #spain #nimbusprono #football #fyp ♬ Originalton - 🐐Fl10🐐
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.