Euro2024

Fitoi me Francën me rezultatin 2-1, Spanja finalistja e parë e 2024

Spanja është finalistja e parë e Kampionatit Evropian "Gjermani 2024".

Iberikët fituan 2-1 me përmbysje kundër Francës në gjysmëfinale dhe janë një ndeshje larg trofeut.

Kolo Muani shënoi për Francën pas nëntë minutave lojë, ndërsa spanjollët përmbysën me Lamine Yamal dhe golin e Dani Olmo në harkun e katër minutave.

Lamine Yamal, vetëm 16 vjeç bëhet golashënuesi më i ri në gjithë historinë e Kampionateve Evropiane.

Finalja e madhe e "Gjermani 2024" luhet në datën 14 korrik në orën 21:00 në Berlin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë