Menaxhim

Fitimi neto i sektorit bankar 28% më i lartë se një vit më parë

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, dymujori i parë i vitit 2021 rezultoi me 3.17 miliardë lekë fitim neto për sektorin bankar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-s, fitimi neto i bankave është rritur me 28%.

BSH-ja raporton se viti 2020 u mbyll me fitim neto 16.9 miliardë lekë, duke rënë me 15.2% në krahasim me vitin 2019.

Kthimi nga kapitali, pra vlera e marrë në neto, mesatarizuar me bazë vjetore gjatë muajit shkurt ishte në nivelin 11.5%, 2% më i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kreditë me probleme, të shtuara gjatë vitit 2020, ishin shkak për rënien e fitimit neto të BSH-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë