Menaxhim

Fiskalizimi, rritet numri i faturave dhe pagesave me para në dorë

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, lëshimi faturave ka pësuar një ecuri pozitive që me nisjen e procesit të fiskalizimit.

Shifrat e publikuara përfshijnë numrin total të trajnimeve të zhvilluara, faturat e lëshuara, si elektronike ashtu edhe me para në dorë, takime të zhvilluara me kontabilistë, grupe të veçanta interesi etj.

Gjatë muajit mars janë lëshuar mbi 250 mijë fatura.

Deri më datë 07 prill 2021, në trajnimet e zhvilluara në të gjitha Drejtoritë Rajonale Tatimore, kanë marrë pjesë 17.652 pjesëmarrës,  nga të cilët 1.252 janë Ente Publike, 15.035 tatimpagues si dhe 1.365 kontabilistë.

Ndërkohë janë zhvilluar gjithashtu edhe 10 trajnime në bashkëpunim me shoqatat e ekspertëve dhe kontablistëve, me një shifër prej 1.250 pjesëmarrësish.

Numri i faturave të lëshuara si invoice ashtu edhe me para në dorë, vetëm në javën e parë të muajit prill është 76.154 fatura në total, të cilat janë lëshuar nga 1.223 tatimpagues. Numri i faturave me para në dorë është 71.082.

Lëshimi i faturave ka pasur një ecuri pozitive duke krahasuar shifrat edhe me 3 muajt e parë, ku në janar në total janë lëshuar 76 566, në shkurt 143.489, ndërsa në mars u lëshuan 250 527.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë