Në muajin e dytë të fazës 2 të fiskalizimit, Drejtoria e Tatimeve ka raportuar se janë regjistruar në të 17.470 biznese dhe janë lëshuar 11 milionë fatura. 9.844 janë biznese të mëdha dhe pjesa tjetër të vogla.
Në shtator nis faza e tretë e fiskalizimit ku pritet të përfshihen bizneset që kryejnë transaksionet me para në dorë midis tatimpaguesëve dhe konsumatorëve.
Në fillim të kësaj jave, DPT-ja raportoi se janë publikuar 9 milionë fatura dhe për tre ditët më pas janë shtuar 2 milionë të tjera. Qartazi trendi rritës është i shpejtë dhe ndërgjegjësimi i bizneseve për tu bërë pjesë e fiskalizimit. Në njoftimin e të hënës numëroheshin 13.633 biznese të regjistruara dhe për pak ditë numri u rrit me pothuajse 4.000.
Deri më 31 dhjetor 2021, sipas MFE-së nuk ddo të ketë penalitete për bizneset që nuk regjistrohen në kohë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.