Sport

Finalja e Super Bowl, gjithçka që duhet të dini për spektaklin e milionave

Ora 00:30 e së hënës për shumë shqiptarë mbase është koha për të fjetur, por në fakt përtej oqeanit, në SHBA, do të fillojë spektakli më i madh sportiv i vitit. Është finalja e NFL apo siç ndryshe quhet finalja e Ligës së Futbollit amerikan. Përballë do të jenë ekipi më i mirë i 5 viteve të fundit, New England Patriots me ekipin surprizë, Los Angeles Rams.
Nëse futbolli amerikan e ka humbur shkëlqimin e tij edhe tek vetë amerikanët, sërish finalja mbetet një moment, kur të gjithë ndalojnë dhe kthejnë kokën. Është një moment demonstrativ për sportin tradicional amerikan, muzikën dhe mbi të gjitha kulturën amerikane, por edhe e ekonomisë së shtetit më të fuqishëm sot në botë.
Kur flasim për futbollin amerikan sigurisht që ai nuk ka asnjë lidhje me futbollin që në pjesën tjetër të botës luhet, apo siç në SHBA e quajnë “soccer”. Është një sport që mbi të gjitha dhe në radhë të parë ka forcën fizike, e cila do duhet të kombinohet me shkathtësinë, mprehtësinë dhe në fund inteligjencën që të çojnë drejt triumfit aq shumë të lakmuar.

Historia e NFL

NFL (National Football League = Liga Kombëtare e Futbollit), zë fill në SHBA në vitin e largët 1938, kur ky sport ishte më masivi dhe më i pëlqyeri në këtë vend. Kishte shumë vite që ky sport luhej në Amerikë, kishte edhe klube që ishin krijuar, por do duhej të vinte pikërisht 1938-ta që të organizohej ky eveniment. Përgjatë viteve të vështira të Luftës së Dytë Botërore, organizimi i eventit u përballë me disa vështirësi dhe mëngjesi të dukshme, por që për kohën mund të konsiderohen të kuptueshme. Më pas në vitin 1950 kjo ndeshje epike do të merrte emrin që ka edhe sot, “NFL Pro Bowl”. Për vite dhe dekada me radhe kjo ndeshje që simbolizon fundin e sezonit për futbollin amerikan ka qenë evenimenti më i madh sportiv. Në 10 vitet e fundit kjo tendencë ka ndryshuar disi, me NBA dhe futbollin europian që kanë fituar më shumë terren.

NFL dhe milionat që qarkullon

Finalja e NFl është edhe një histori milionash. Nuk bëhet fjalë vetëm për ndeshjen e dy ekipeve, por për gjithë spektaklin në tërësi. Një biletë për ta parë këtë ndeshje në stadium fillon nga 3 mijë dollarë deri në 6 mijë dollarë. Por kujdes, pasi këto janë biletat për vendet e “zakonshme” në stadium, pasi nëse dikush ka dëshirën që t’i përjetojë emocionet e këtij eventi më nga afër, çmimi fillon të “çmendet” pak. Fillojnë te 3 mijë dollarë për arritur deri në 475 mijë dollarë për një nga suitat që ofrojnë kushtet më luksoze për ta parë këtë spektakël. Shifra me të vërtetë të paimagjinueshme, por akoma dhe më të larta janë edhe shifrat që paguajnë kompanitë për të pasur disa sekonda reklamim gjatë këtij eventi. Sipas medieve amerikane një spot 30 sekonda gjatë kësaj finale do të kushtojë jo më pak se 5.2 milionë dollarë. Por shifrat e çmendura që kjo finale ofron nuk ndalen vetëm në drejtim të reklamave dhe të biletave, por edhe të atyre që përfitojnë ata që janë protagonistë në fushë.

Lojtarët e ekipit humbës të kësaj finalë do të paguhen secili me nga 39 mijë dollarë për këtë ndeshje. Ndërsa shpërblimi për lojtarët e ekipit fitues do të jetë akoma dhe më i lartë, plot 67 mijë dollarë. Por pagesa do të jetë akoma dhe më e madhe për ata që do të kujdesen për të argëtuar publikun në pushim gjatë dy pjesëve. Grupi i rrokut “Maroon 5” do të përformojnë në skenën e stadiumit të Atlantas dhe nuk pritet të marrin më pak se 3 milionë dollarë. Më herët në skenë gjatë finales së NFL janë ngjitur disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës amerikane, duke filluar që nga Michael Jackson, Beyonce, Lady Gaga, Madonna, Paul Mc Cartney, Rolling Stones e shumë emra dhe grupe të njohura ndër vite.

Të dy ekipet finaliste

New England Patriots ose siç ndryshe quhen, Boston Patriots është një ekipet e para që është anëtarësuar nga AFL që prej fillimit të saj. Patrtiots janë ndër ekipet më të mëdha dhe te suksesshme në futbollin amerikan. Në dy dekadat e fundit New England Patriots me në krye kapitenin e tyre Tom Bredi kanë fituar 16 tituj. Thirret ndryshe edhe si “patriotët” dhe ndeshjet në shtëpi i luan në impiantin “Gillete Stadium”. Në këtë finale New England Patriots futen si pretendentë kryesore, duke pasur në krahun e tyre eksperiencën dhe njeriun e finaleve Bredi.

Por edhe Los Angeles Rams nuk do të jenë thjesht vizitorë në këtë finale pavarësisht se cilësohen si më pak pretendentë për të triumfuar. Ekipi i Rams është me shumë më pak eksperiencë dhe nuk ka yje të mëdhenj në përbërje. Por pavarësisht kësaj fakti që në gjysmë finale eliminoi një rival shumë të fortë si Neë Orleans Saints e bën ekipin nga Kalfornia rival shumë serioz. Los Angeles Rams e ka fituar vetëm një herë më parë titullin e Super Bowl.

Stadiumi i finales

Ai është për momentin stadiumi më mahnitës në botë, të paktën deri sa të inaugurohen impiantet fantastike në Dubai. Stadiumi “Mercedes-Benz” në Atlanta për momentin është impianti më i madh sportiv në SHBA me një kapacitet prej 74 mijë vendesh të ulura.
Ky stadium është rikonstruktuar dhe në 26 gusht 2017 u hap për herë të parë për të pritur një ndeshje zyrtare. Impianti është një krenari e vërtetë e inxhinierisë së ndërtimit dhe ndryshe quhet si “stadiumi i Fajkoit”. Stadiumi u hap në 2017-ën, por në 5 muajt e fundit ai iu nënshtrua një rikonstruksioni që pronarit Arthur Blank i kushtoi plot 48 milionë dollarë.

Përgatiti: Ardit Hoxha


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë