Atletike

Finalja e Europianit, Luiza Gega premton medaljen e radhës

Gazeta Si – Luiza Gega zbret sot në mbrëmje sërish në pistë. Nuk është një garë e zakonshme, por një finalja e Europianit, nga e cila mund të vijë medalja e radhës për Shqipërinë.

Atletja shqiptare tregoi një formë shumë të mirë në garën kualifikuese të pak ditëve më parë. Gjasat janë të mëdha që ajo të ngjitet në pod në finalen e sotme (ora 22:13), pse jo dhe në shkallën më të lartë të tij.

Luiza Gega i gëzohet një medalje të fituar. Gazeta Si, 20 gusht 2022

Luiza Gega merr pjesë në garën e 3000 metrave me pengesa, një specialitet i saj. Europiani i atletikës po zhvillohet në Gjermani, në Mynih.

Synimi minimal i atletes kuqezi është që të mos dalë pa medalje nga finalja, ndërsa e arta do të ishte si ‘qershia mbi tortë’. Gega ka arritur së fundi rezultate shumë të mira. Në Botëror zuri vendin e 5-të, duke thyer edhe rekordin kombëtar.

Sot në mbrëmje të gjithë do të bëjnë tifo për të, duke shpresuar ta shohin me medaljen e artë në qafë. Forca Luiza!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë