Filmi “Sheets”, i regjisores shqiptare Evi Gjoni, fiton çmimin si filmi më i mirë i shkurtër në Festivalin prestigjioz të Filmit në Athinë.
Suksesi në “Athens Short Film Festival” vjen pas çmimit të marrë më herët gjatë vitit 2023 në Festivalin e Filmit të Triestes.
“Sheets”, një film që përshkruan një botë utopike, në të cilën karantina e një pandemie të panjohur vazhdon prej shumë vitesh, është mbështetur për realizimin e tij nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Festivali i Filmit të Shkurtër të Athinës është një ngjarje vjetore që shërben si një vitrinë për shumë filma nga e gjitha bota.
Në edicionin e sapopërfunduar pati gjithsej 1.585 aplikime, mes të cilëve u përzgjodhën për t’u shfaqur 35 prej tyre. (ATA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.