Filma

Filmi ‘Rust’/ FBI verifikon pistoletën, Alec Baldwin mund të paditet sërish

Alec Baldwin mund të paditet sërish për të shtënën vdekjeprurëse në sheshxhirimin e ‘Rust’.

Një raport i policisë shkencore që është publikuar rishtazi, zbulon se me pistoletën ‘vintage’ që aktori ka pasur në duar gjatë provave të një skene, mund të qëllonte vetëm pasi të ishte tërhequr këmbëza.

Ndërkaq, Baldwin e ka mohuar gjithmonë se ka tërhequr këmbëzën. Baldwin fillimisht ishte ridërguar në gjykim për vrasje të qëllimshme të kinematografes Halyna Hutchins. Akuzat ishin tërhequr, pasi mbrojtja kishte vënë re se arma ishte modifikuar dhe se kishte dyshime se mund të kishte funksionuar siç duhet në momentin e aksidentit.

Mbetet që për vrasjen e Huthchins në tetor të vitit 2021, në një fermë pranë Santa Fe të përgjigjet edhe përgjegjësja e armëve në film, Hannah Gonzales-Reed.

Gjyqi është caktuar për në dhjetor. Ekspertët e ngarkuar nga gjykata për të verifikuar sërish pistoletën, e kanë rindërtuar atë, pasi arma ishte thyer gjatë testeve fillestare të ndërmarra nga FBI.

“Aksidenti fatal ishte pasojë e shkrepjes manuale të pistoletës, që në një farë pike, bëri të tërhiqej këmbëza”, lexohet në raport.

Edhe pse Baldwin e mohon, këmbëza duhet të jetë tërhequr mjaftueshëm për të lejuar që të shkrepej pistoleta në fjalë”, thuhet në raport.

Në qershor gjykatësit e ngarkuar për çështjen e kishin hapur mundësinë e një aktakuze të re ndaj aktorit nëse do të konstatohej se e shtëna vdekjeprurëse kishte ndodhur si pasojë e mosfunksionimit të pistoletës.

Mbetet ende për t’u sqaruar se pse në armë ishte vendosur një plumb i vërtetë.

E shtëna e shkrepur nga pistoleta e modelit Colt plagosi fillimisht regjisorin e skenaristin e filmit Joel Souza, para se të qëllonte për vdekje drejtoren e fotografisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë