Lajme

Filmi nga Koreja e Jugut bën histori në ndarjen e çmimeve Oscar

Filmi “Parasite” nga Koreja e Jugut, është fitues i çmimit për filmin më të mirë, duke u bërë kështu filmi i parë që nuk është në anglisht, por që mori çmimin Oscar në këtë kategori.

Filmi shkëlqeu në ceremoninë e 92-të të ndarjes së çmimeve Oscar, që u mbajt në Teatrin Dolby në Kaliforni.

Me katër çmime Oscar, ai la prapa filmin e nominuar në disa kategori, “1917”, i cili fitoi tre çmime.

Në kategoritë tjera, Renee Zellweger, fitoi çmimin për aktoren më të mirë për portretizimin e Judy Garland në filmin Judy, derisa Laura Dern është fituese çmimit për aktoren më të mirë në rol dytësor për rolin e saj në filmin, Marriage Story.

Joaquin Phoenix, fitoi çmimin për rolin në filmin Joker, derisa Brad Pitt atë për rolin më të mirë në rol dytësor në filmin, Once Upon a Time in Hollywood.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë