Filma

Filmi “Liqeni im” i Gjergj Xhuvanit, në “European Film Market”

Filmi shqiptar “Liqeni im”, me regji dhe skenar të regjisorit të mirënjohur, Gjergj Xhuvani dhe produksion i shtëpisë kinematografike “On Film Production”, u shfaq gjatë EFM (European Film Market), në Berlinale 2021, i cili këtë vit u zhvillua online për shkak të pandemisë Covid-19 nga data 1 deri në 5 mars.

Lajmin u bë me dije për artdashësit nga vetë Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Filmi “Liqeni im” i zhanrit dramë është xhiruar në liqenin e Prespës së Madhe. Ky film rrëfen historinë e Kristos ku protagonisti jeton në një fshat në buzë të liqenit të Prespës, i cili ndodhet pikërisht në vendin ku kufizohen territoret e Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kristo është kthyer në një shpërndarës marijuane për shkak të vështirësive ekonomike të familjes së tij. Për shkak të njohurive të tij të mira të territorit shqiptar dhe atij maqedonas, ai përdor varkën e tij për të transportuar ngarkesa me marijuanë.

Ariton Pollozhani, Tristan Halilaj, Elia Zaharia, Luiza Xhuvani, dhe aktorë të tjerë të huaj, janë pjesë kryesore e kastit të filmit. Ky projekt gjithashtu është votuar në “Euroimages”, si më i miri nga 54 produksione nga 37 vendeve anëtarë në mbledhjen e 150-të të bordit menaxhues të “Euroimages”, të mbajtur më 12 deri 16 mars 2018 në Armeni.

Festivali “Tirana International Film Festival” që u zhvillua më shtator 2020 hapi siparin e konkurrimit pikërisht me premierën e filmit “Liqeni im”. Ky film u shfaq më 19 shtator si një homazh për regjisorin dhe skenaristin Gjergj Xhuvani, i cili u nda nga jeta më 14 gusht të vitit 2019 në Romë të Italisë.

“Bad Luck Banging ose Loony Porn” nga regjisori rumun Radu Jude ka fituar Ariun e Artë për filmin më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlinale 2021.

Filmi është një satirë e ashpër shoqërore për seksin, gënjeshtrat, i cili u xhirua tërësisht gjatë izolimit nga COVID verën e kaluar, me ekipin dhe ekuipazhin të gjithë të veshur me maska anti-Covid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë