Askush nuk e priste, por The Conjuring: Last Rites ka rezultuar një sukses, duke mbledhur brenda ditës 83 mln dollarë në SHBA. Sipas Box Office, filmi renditet i treti në historinë e filmave horror që kanë fituar më shumë në premierë.
Përtej oqeanit, filmi mblodhi 104 mln dollarë në hapje.
Ashtu si e thotë dhe emri “Last Rites” është planifikuar të jetë fundi i sagës Conjuring, ose të paktën dyshes së dashur Vera Farmiga dhe Patrick Wilson, që luajnë protagonistët e filmit, bazuar në histori të vërtetë.
Filmi rizgjoi Hollywood-in pas një vere shumë të ngadaltë dhe të qetë për industrinë e kinemasë.
“’The Conjuring’ përfaqëson horror të vërtetë, të pastër. Përvoja e vërtetë e filmit horror në kinema, ndaj po shihni këtë debutim me 83 milionë dollarë”, tha analisti Paul Dergarabedian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



