Filma

Filmi ‘Argylle’ i Dua Lipës do ta ketë premierën në shkurt të vitit 2024

Fansat që po presin me padurim debutimin në aktrim të yllit botëror të popit Dua Lipa në filmin “Barbie”, tanimë e kanë një datë të rezervuar edhe për filmin e zhanrit triller “Argylle”.

Kompania “Apple Original Films” që mori të drejtat e filmit në gusht të vitit 2021, po bashkohet me “Universal Pictures” për ta shfaqur filmin në kinema më 2 shkurt të vitit 2024.

Përgjatë publikimit, filmi do të ketë kundër konkurrencë të fortë përfshirë “Wise Guys’ të Robert de Niros e Debra Messing si dhe filmin horror të Lionsgate “Imaginary” me Betty Buckley.

Apple kishte publikuar imazhin e parë të Henry Cavill dhe Dua Lipa në mars të vitit 2022, kur e pati paralajmëruar filmin. Filmi shënon vetëm projektin më të fundit artistik të profilit të lartë për të cilin Apple po bashkohet me një distributor teatral.

Kompania Apple gjithashtu është bashkuar me Sony për filmin biografik historik të regjisorit Ridley Scott, “Napoleon”, me aktorin Joaquin Phoenix, i cili do të publikohet më 22 nëntor.Shërbimi i transmetimit gjithashtu u bashkua me “Paramount” për filmin e shumëpritur “Killers of the Flower Moon” të Martin Scorsese.

Kjo ka shënuar një zhvendosje të madhe nga shumica e shërbimeve të transmetimit, të cilat, deri këtë vit, rrallë i kishin dhënë filmave të tyre datat e daljes në kinema, përveç nëse kanë një dritare ekskluzive teatrale.

Gjithsesi, kasti i filmit përfshin edhe aktorët e tjerë me emër si: Samuel L. Jackson, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, John Cena, Sam Rockwell, Catherine O’Hara, Ariana DeBose dhe Rob Delaney.

Nuk ka shumë detaje rreth personazhit të Dua Lipës në “Argylle”, por ajo do të shfaqet fillimisht në filmin e shumëpritur “Barbie” më 21 korrik të këtij viti. /Dailymail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë