Pas më shumë se dy dekadash, filmat “Mission: Impossible” nuk shfaqin asnjë shenjë se kanë humbur esencën. Megjithatë disa kanë qenë më të kënaqshëm se të tjerët.
Fare pak aktorë kanë mbajtur të vetëm një franshizë (franchise), më shumë sesa Tom Cruise dhe, publiciteti që rrethon “Mission Impossible: Fallout” dëshmon se më shumë se dy dekada pasi serali me spiunë i viteve ’60, u bë sukses i ekranit të madh, formula mbetet po aq e fuqishme. Gjashtë filma deri tani, që e bëjnë sfidën e renditjes të vështirë. E megjithatë ka shumë për të eksploruar në këtë vizitë të filmave të sagës, që përfshin punën e autorëve me klas botëror dhe aq shumë aksion sa të bën habi që Cruise ka mbijetuar aq gjatë.
6. “Mission: Impossible II” (2000)
Një mënyrë për ta futur në vrimën e gjilpërës një franshizë të shëndetshme është të bësh gjithçka që John Woo bëri kur mori në dorë seritë në vitin 2000; një mishmash aksionesh të hershëm të filmit –nga viruset deri te diçka që përfshin të gjitha opsionet e mbetura stok të së keqes –me pak fjalë një çorbë e mërzitshme idesh narrative të ekzekutuara dobët.
5. “Mission: Impossible III” (2006)
Nga të gjithë autorët komercialë që punojnë sot, J.J. Abrams dallohet për nisjen e karrierës me filmat artistikë në një film blockbuster. Producenti njihej për serialë të suksesshëm televizivë si “Alias” dhe “Lost” kur mori regjinë e “MI: III,” dhe ai sfond i tij tregon sesa shumë u përpoq ta zhvillonte Ethan Hunt si karakter.
4.“Mission: Impossible — Rogue Nation” (2015)
“Rogue Nation” është i shquar për një arsye madhore: Rebecca Ferguson. Performanca debutuese e aktores suedeze, si agjentja e fshehtë MI6 Isla Faust, i dha sagës një zë të freskët femëror, që shkon mjaft mirë me Cruise-in në termat e karizmës fuqisë magnetike në ekran. Regjisori dhe skenaristi i këtij filmi Christopher McQuarrie e bëri “Mission: Impossible” të dukej më shumë si i modës së vjetër, me një qasje më klasike që evokonte gjithçka, ngaAlfred Hitchcock deri te James Bond. Ky film ka marrë pikë ekstra edhe për skenën e rrahjes me grushte në opera, që mbetet një nga më të bukurit e të gjithë franshizës.
3. “Mission Impossible — Ghost Protocol” (2011)
J.J. Abrams e solli franshizën më afër territorit të Bondit me filmin e tretë të tij, por ishte në të vërtetë Brad Bird, që dëshmoi njëherë e mirë se çfarë mund të jetë një film “Mission Impossible” me “Ghost Protocol.” Filmi i Bird është një nga seritë e realizuar në mënyrë mjeshtërore në skenat e aksionit dhe ky është franshiza në më të mirën e vet.
2. “Mission: Impossible” (1996)
Është imazhi më i shoqërizuar me epokën e parë të franshizës “Mission Impossible”. Ethan Hunt varet disa centimetra mbi dysheme në përpjekje për të vjedhur një kompjuter me disa disqe të mëdhenj floppy. Është gjithë nerv, tension dhe frikë…dhe djersin, një pikë gati për të rënë në dysheme, që do i lajmëronte të gjithë për praninë e tij dhe, ai e kap. Është argëtuese, e guximshme dhe inteligjente dhe ndërsa është relativisht diçka e vogël në sheshxhirim me ato që vijnë më pas, mbetet një nga më emblematikët e të gjithë filmave.
1. “Mission: Impossible — Fallout” (2018)
Nuk të duhet shumë të kuptosh se “Mission: Impossible — Fallout” është një nga filmat më të mirë aksion të bërë ndonjëherë. Disa do të shohin dritën gjatë kërcimit HALO në aktin e parë, kur Tom Cruise shfaqet në një sekuencë të gjatë, ndërsa hidhet nga një C-17 nga 8 mijë metra. Fotografi ajror Craig O’Brien e mbërthen aksionin përmes lenteve IMAX të ngjitura në kokën e tij. Të tjerë do të mahniten me madhështinë e filmit gjatë një skene luftimi në banjën e një klubi parisian nate. Henry Cavill mbështjell aq shumë fuqi në secilin grusht sa duket sikur i duhet t’i karikojë krahët dhe regjisori Christopher McQuarrie –duke evokuar më të mirën e James Bond – xhiron sherrin pa asnjë muzikë në kolonë zanore, duke u siguruar që të përthithim çdo përplasje të trupit në secilën prej pllakave të shkatërruara.
“Fallout” është madhështor sepse përmbush një premtim që ylli i tij i bëri kinofilëve në mijëvjeçarin e fundit – me vetëm pak pritshmëri – për të mos dezertuar. Është një premtim që e ka bërë atë të fundmit yll filmash të llojit të tij, një burrë-supernova që duhet ende të presë atë kohë kur audienca do të dojë t’ia dijë vetëm për markat. Dhe është një premtim që më në fund Tom Cruise e bën të zëshëm në serinë e gjashtë të filmit, që ai ka interpretuar dhe mbështetur në 22 vite dhe po ashtu edhe filmi e ka mbështetur atë për të paktën shtatë të fundit. “Nuk do të të braktis”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.