Vizatimore

Film i ardhur nga videolojërat, ‘Super Mario’ thyen çdo rekord të kinemasë

Filmi i ri “Super Mario Bros” ka thyer çdo rekord të mundshëm të ekranit të madh, sa u takon fitimeve gjatë fundjavës së parë, për një film të realizuar nga baza materiale e një videoloje.

Me një datë gjeniale të lëshimit në sallat e kinemasë (fundjava kthehet në 5-ditore pasi përkon me dy ditë pushimesh në SHBA), hidrauliku italian më i famshëm në botë ka arritur të gjenerojë 377 milionë dollarë fitime në gjithë botën, duke tejkaluar madje edhe rekordin e vendosur më parë nga “Frozen 2”, për filmin e animuar me më shumë të ardhura në fundjavën e parë.

Është e vërtetë se një shumë prej 358 milionë dollarësh, Frozen arriti ta marrë vetëm në tri ditë, karshi pesë ditëve të Marios. Por, sërish, arritja është madhe për një film të ardhur nga bota e videolojërave.

Ky sukses i madh ka reflektuar edhe faktin e ndikimit global që gjiganti japonez i teknologjisë, Nintendo, ka ende botërisht me figurën e Marios dhe vëllait të tij, Luigi.

Aq shumë, sa filmi nuk ka korrur rishikimet më të mira prej kritikëve të filmit. Por, mes publikut, ai ka qenë absolutisht një hit, me të vegjlit që e kanë adhuruar metrazhin e gjatë të shfaqur në ekranet e mëdha me teknologjinë e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë