Archie White thotë se do të donte të tërhiqej, por kjo nuk është shumë e sigurt. Këtë verë ai u diplomua për Artet e Bukura në Kolegjin East Sussex dhe ishte 96 vjeç dhe 56 ditë, pak muaj larg rekordit botëror të maturantit më të vjetër.
Diplomimi ishte vetëm fillimi.
“Unë jam shumë i zënë gjatë gjithë kohës”, thotë ai. Një ish-avokat, ai ende punon dhe gjithashtu pikturon gjatë gjithë kohës për të përmbushur kërkesat e klientëve. Gjithashtu, ai po hap edhe një organizatë me Kolegjin.
Ku ishte student, White ndoqi një ditë diplomimi në Kolegj dhe kuptoi se pas asaj dite, artistët i priste një sfidë shumë e madhe duke qenë se nuk kishiN asnjë mbështetje nga Kolegji.
“Të diplomuarit u larguan nga Kolegji pa asnjë mbështetje dhe duke qenë se shumë studentë nuk kanë mundësi as të gjejnë një ambient me qira për të vazhduar punën e tyre, mendova se dikush duhet të mendojë për të ardhmen e tyre”, thotë White.
Për këtë qëllim, ai ka negociuar me Kolegjin East Sussex për të vënë në dispozicion hapësirën dhe pajisjet në studio për të diplomuarit për disa vjet.
Kur ishte i vogël, White pikturonte shumë dhe gjithmonë e gjente mënyrën për të treguar talentin e tij derisa me kalimin e kohës ai u fokusua tek profesioni i tij si avokat dhe e la pas dore pikturën.
Pasi vendosi bashkë me bashkëshorten e tij të bënin turne nëpër botë në moshën 72-vjecare, ai kuptoi se dashuria për artin nuk ishte zhdukur dhe duke skicuar qytetet ku shkonte, kuptoi se duhej ti rikthehej pikturës.
Pra, pse u kthye tek arti pas pesë dekadash?
“Thjesht sepse nuk e kisha humbur kurrë. Arti që kam bërë dikur ka qenë aq i fortë sa të më mbajë gjallë shpirtin e artistit deri në këtë moshë”, thotë White.
Tani, dy galeri në East Sussex kërkojnë të shesin punimet e White.
Ai thotë se Universiteti nuk e ndryshoi atë si njeri dhe nuk ishte një mënyrë për t’u përfshirë totalisht në art, thjeshtë e ka ndihmuar të marrë disa informacione më shumë dhe të bëhet piktor i diplomuar.
Themelimi i Organizatës GradAid është një ndër dëshirat e tij më të mëdha dhe një arritje për të, gjithsesi jo pika kulmore në jetën e tij.
White thotë se ka qenë një jetë e bukur dhe përtej krijimit të bamirësisë, nuk e di se çfarë do të bëjë më shumë, “por e di që më duhet shumë më tepër kohë”.
Gruaja e tij Kitty, një stiliste, vdiq para se White të fillonte përsëri pikturën si profesion.
“Ajo kurrë nuk e mori vesh që unë pikturoja përveç se bëja skica për qejf dhe ky është pengu më i madh në jetë”, thotë ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



