Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, njoftoi se, nga sot fillon procesi i regjistrimit në 8 zona kadastrale të bregdetit përkatësisht në zonat: Palasë, Dhërmi, Vuno, Lukovë, Gjilek, Ilias, Himarë dhe Nivicë.
“E thënë me fjalë të thjeshta, sot fillon procesi i regjistrimit fillestar të pronave në bregdetin e Jugut.
Ky është operacioni më i madh kadastral i ndërmarrë ndonjëherë në shtetin shqiptar.
Mbi 16 mijë prona private të përfituara përmes ligjit 7501, do përfitojnë shtëpitë e vjetra tradicionale, shtëpi në proces legalizmi, të vogla dhe mbi 5000 pasuri shtetërore.
Prej këtij operacioni do përfitojnë rreth 8000 banorë rezidentë apo të emigruar të këtyre zonave”, tha Lame.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




