Nga Gazeta 'Si' - Lamine Yaman është në qendër të vëmendjes botërore. Edhe pse ende nuk ka mbushur 17 vjeç, ai vendosi rekordin që do të duhen dekada për t’u thyer teksa shënoi në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Francës, një gol spektakolar, i cili çoi në finale “Furinë e Kuqe”.
Ndërkohë, prej një jave, një foto është duke bërë xhiron në rrjet, ku shfaqet Lionel Messi në kohën kur ishte te Barcelona dhe në krah mban Lamin Yamal.
Mesit spanjolle kanë shkruar se fotoja është kapur në vitin 2007 në dhomat e zhveshjes në Camp Nou dhe ka pasur si qëllim bamirësinë.
Javën e kaluar, fotoja u publikua nga babai i Yamal, ndërsa bashkëngjitur shkroi: “Fillimi i dy legjendave”.
Mësohet se ka qenë Joan Monfort, fotograf i pavarur për Associated Press, ai që ka shkrepur fotot. Fillimisht, UNICEF kishte bërë një lotari në qytetin Mataró, aty ku jetonte familja e Lamine. “Ata u regjistruan për lotarinë për të bërë foto në Camp Nou me një lojtar të Barçës. Dhe ata fituan shortin”, tha Monfort.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.