Art dhe Kulture

Figura ikonike që shënuan historinë gjatë karantinës

Pothuajse e gjithë bota është në karantinë për shkak të emergjencës shëndetësore Covid-19, por ne mund të përfitojmë nga ky moment për të rizbuluar kreativitetin që është brenda nesh. Këto 5 figura ikonike shënuan histori gjatë karantinës së tyre. Me siguri historia e tyre do t’ju frymëzojë. Ja cilët janë ata:

Isaac Newton

Në vitin 1665 murtaja bubonike goditi Anglinë dhe gjatë karantinës, Isaac Neëton zbuloi teorinë e gravitetit. Për 18 muaj ai kishte kaluar ditët e tij duke studiuar vazhdimisht dhe falë kësaj periudhe kufizimi ai zbuloi teorinë e famshme. Zbulimet e tij ndryshuan përgjithmonë fytyrën e fizikës dhe matematikës.

Simone de Beauvoir

Ajo ishte një shkrimtare franceze, eseiste, filozofe, mësuese dhe feminist. Puna e saj më e njohur është ‘Les Bouches inutile’, me famë botërore, të cilën e ka shkruar në vitin 1945 ndërsa ishte në karantinë.

William Shakespeare

Pas murtajës bubonike, William Shakespeare shkroi komedinë ikonike “Mbreti Lir”, ndërsa ishte në karantinë në Angli. Gjatë kësaj periudhe të vështirë ai shkroi edhe shumë poema, përfshirë Venusin dhe Adonis.

Giovanni Boccaccio

Giovanni Boccaccio ishte një shkrimtar dhe poet Italian. Ai ishte një nga figurat më të rëndësishme në skenën letrare europiane të shekullit XIV. Në vitin 1348 Plaga e Zezë goditi qytetin e Firences, vendi ku lindi, vdiq babai dhe njerka. Për të shpëtuar veten, Boccaccio u strehua në karantinë në vilën e fshatit të tij. dhe gjatë kësaj periudhe të vështirë, ai shkroi librin ikonik “Decameroni”.

Frida Kahlo

Dhe së fundi, midis figurave ikonike gjejmë Frida Kahlo. Ajo është artistja e famshme meksikane, ku shumë njerëz ende frymëzohen prej saj. Në moshën gjashtë vjeç, ajo u diagnostikua me poliomielit që e detyroi të kalonte një kohë të gjatë në shtrat. Rreth 12 vjet më vonë, ajo pësoi një aksident të rëndë me autobus i cili e detyroi atë të kthehej në një vend pushimi. Gjatë kësaj periudhe, ajo pikturoi autoportretin e parë duke përdorur një pasqyrë që ishte vendosur sipër shtratit të saj. Piktura e saj nderohet edhe sot.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë