Gazeta Si – FIFA ka pezulluar nga Botërori arbitrin Antonio Mateu Lahoz, i cili përfundoi në qendër të polemikave për mënyrën si gjykoi ndeshjen Holandë-Argjentinë. Ishte një nga çerekfinalet e turneut, ku argjentinasit u kualifikuan me penallti.
Sipas agjencisë argjentinase ‘Telam’, arbitri spanjoll është pezulluar, ndërkohë që komisioni disiplinor i FIFA-s ka hapur një hetim edhe ndaj Federatës Argjentinase të Futbollit për incidentet gjatë sfidës me holandezët.

Gjatë fazës çerekfinale të Katar 2022 ka pasur polemika për gjykimin edhe në ndeshje të tjera. Portugezët e kanë ngritur fort zërin për arbitrimin e argjentinasit Fakundo Telo në ndeshjen me Marokun. Po ashtu, edhe anglezët kanë pasur pretendime për arbitrin brazilian që gjykoi ndeshjen e tyre ndaj Francës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



