Katar 2022

FIFA ndryshon topin nga gjysmëfinalet, skena për ‘Al Hilm’ (Ëndrra)

Gazeta Si – Nga gjysmëfinalet do të ndryshojë topi i Botërorit të Katarit. FIFA ka vendosur që ta ndryshojë topin për katër ndeshjet e fundit të kompeticionit.

‘Al Hilm’, që në arabisht do të thotë ‘ëndrra’, do të marrë vendin e ‘Al Rihla’ (udhëtimi), topit të përdorur në 60 ndeshjet e deritanishme të Katar 2022. Topi i ri është më sensibël ndaj pozicionit jashtë loje gjysmëautomatik. Lajmi është bërë i ditur nga vetë FIFA.

Trofeu i Kupes se Botes dhe topi i ri. Gazeta Si, 11 dhjetor 2022

Udhëtimi për 28 kombëtare ka përfunduar dhe për 4 sfidat vendimtare mbetet ëndrra e atyre 4 të fundit: Argjentinës, Kroacisë, Francës dhe Marokut.

“Topi përfaqëson progresin e fundit në dizajn dhe ka të njëjtën teknologji që Adidas vendosi të ‘Al Rihla’ dhe që gjatë Botërorit i ka ndihmuar shumë arbitrat të marrin vendime më të shpejta dhe më korrekte”, – shpjegohet në komunikatën për shtyp të FIFA-s.

“Teknologjia e re kombinon inteligjencën artificiale me të dhënat që merren nga çipi i vendosur brenda topit. Duke qenë e lidhur me sistemin gjysmëautomatik të pozicionit jashtë loje, lejon verifikimin e momentit ekzakt kur topi niset edhe në distanca minimale offside”, – vazhdon komunikata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë