Gazeta Si – FIFA ka pezulluar momentalisht në nivel botëror rregulloren e re të agjentëve të futbollit. Vendimi është marrë sot, si vazhdimësi e sentencës së gjykatës së Dortmundit të majit të kaluar, që kishte bllokuar ‘FFAR’.
Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino dhe njerëzit e tij kanë marrë gjithë kohën e nevojshme për të vlerësuar pasojat e aktivizimit në nivel botëror të norms, pas ndalimit të ardhur nga Gjermania. Dy ditë para hapjes së merkatos, qeveria e futbollit botëror ka vendosur të bllokojë gjithçka deri në prononcimin e Trupës së Drejtësisë Europiane për reformën e rregullores së prokuratorëve.

E thënë më qartë, në merkaton e janarit nuk do të ketë asnjë kufi në komisionet e agjentëve. Sentenca e gjykatës së Dortmundit erdhi pas vendimeve në favor të FIFA-s në disa vende europiane, si dhe pas vendimit të KAS-it, edhe ky i fundit pro FIFA-s.
Në Nion kanë bërë rekurs kundër vendimit të gjykatës gjermane dhe verdikti pritet brenda qershorit 2024. Në këtë moment është zgjedhur linja e kujdesit për të mos krijuar kushte ndryshe (me pasoja) në trasferimet brenda Bashkimit Europian dhe pjesën tjetër të botës.
FIFA është e bindur se do të ketë një rregullore të nevojshme dhe plotësisht ligjore për të sistemuar merkaton dhe komisionet e agjentëve, por për momentin ka frenuar. Në pritje të Trupës së Drjtësisë Europiane, normat për prokuratorët, të paktën në janar, nuk do të ndryshojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




