Një grykë pusi ka shpërthyer në flakë të fuqishme. Ngjarja është raportuar në Zharrëz të Fierit, ndërsa forca zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.
Mësohet se në pus ka pasur naftë bruto. Nuk dihen ende shkaqet që stimuluan zjarrin, teksa më vonë do të nisë një hetim.
Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, dhe po ashtu janë shmangur edhe dëmet materiale. Edhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




